Ballina Kronike EMRAT/ Bënin kërdinë me vjedhje, në pranga dy “skifterët” nga Kamza. Ja...

EMRAT/ Bënin kërdinë me vjedhje, në pranga dy “skifterët” nga Kamza. Ja çfarë iu gjeti policia në banesë (Video)

SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Stuhia”, ku në pranga ka rënë 2 të rinj, dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme, goma automjetesh me gjithë disqe, vegla pune dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.5 në vijim të punës së tyre për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura, përfshirë vjedhjet e kryera vetëm apo në bashkëpunim si edhe për kapjen e arrestimin e autorëve kryerës të këtyre veprave penale, nisur nga një punë e mirëfilltë hetimore kanë arritur të finalizojnë me sukses Operacionin Policor të koduar ”STUHIA”.

Në kuadër të këtij operacioni Policor dhe në përfundim të finalizimit të tij është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve :

  • • Ardit Elezi, 21 vjeç, banues në Kamëz,
  • • Adrian Prela, 19 vjeç, banues në Kamëz.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorëve të tjerë shtetasve:

  • • M. Gj. ,34 vjeç, banues në Valis Kamëz, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti pa dëshmi”.
  • • L. E.,28 vjeç, banues në Kamëz,
  • • D. T., 22 vjeç, banues në Valias-Kamëz,

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve A.E dhe L. E., janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura:

• Goma automjetesh me gjithë disqe, 
• Trapan
• Sharra
• Çantë me vegla pune, si çelësa të llojeve të ndryshme

Si dhe u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provave materiale mjetet që perdornin për realizimin e veprave penale:

• Një armë zjarri pistoletë tip BERETTA,
• 4 fishekë model 7.65
• 2 maska
• 2 palë doreza
• 1 palë gërshërë dryn prerës,
• 1 xhup lëkure me ngjyrë të zezë
• 1 palë tuta me ngjyrë blu të errët me viza të bardha,

Në vijim të veprimeve hetimore rezulton se shtetasit L. E., dhe D. T., janë bashkëautorë të ngjarjes të ndodhur më datë 06.11.2017, në rrugën “Bulevardi Blu”, ku dy persona te paidentifikuar nën kërcënimin e armës së dyshuar kanë tentuar të vjedhin kasafortën e një karburanti.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas mund të kenë kryer.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale të “ Vjedhjes” së kryer në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje të armëve” , parashikuar nga neni 134/2 dhe 278 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

SHPËRNDAJE

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën 65-vjeçari, policia arreston shoferin (Emri)

Denoncimi: “Eskobari” i Ballkanit emëronte punonjësit e tij në polici

Numri i fundit që ndodhet në vitin tuaj të lindjes tregon shumë për ju: 100% më saktë!

Çmendet moti, ja çfarë na pret javën që vjen

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën, përfundojnë gjithnjë në divorc

Protesta e PD/ Flet deputeti: Shqipëria nuk është më me lugatë por me Balil dhe Habil, nuk do të lejojmë që…

Pse janë trembur sot kaq shumë hordhitë korruptive të Shqipërisë?

EMRI/ Nuk i’u bind urdhërave të policisë, ja si e pëson shkodrani që po transportonte drogë (Video)

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Nuk është Kandahar, por Tirana!

Buxheti i Tiranës 2018: Sa do paguani për taksën e pronës (dyfish), parkimin, hapësirën, rekord nga ndërtimet…

Artikulli paraprakLumi Erzen bën kërdinë në Shijak, përmbyt 15 shtëpi (Foto)
Artikulli tjetërRecetë Gatimi/ Paçe Këmbësh