Ballina Aktualitet EMRAT/ Përfundojnë në pranga dy doganierë në Korçë për… fasule

EMRAT/ Përfundojnë në pranga dy doganierë në Korçë për… fasule

Policia ka arrestuar dy doganierë në pikën e kalimit kufitar të Goricës në Korçë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në pranga përfunduan Gentian Keco, 34 vjeç, banues në Baban-Devoll dhe Hektor Marino, 39 vjeç, banues në Korçë, të dy me detyrë doganierë pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.

Gjithashtu, policia arrestoi edhe shtetasin  Petre Mitre, 27 vjeç, banues në Gollomboç- Pustec, pasi në mjetin e tij tip “Volkswagen” u gjetën dhe u sekuestruan 1.3 ton fasule, të dyshuara si kontrabandë.

Policia sqaron se dy doganierët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar kalimin për në tokën shqiptare, pa iu nënshtruar kontrollit dhe procedurave të nevojshme doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook