Ballina Aktualitet EMRAT/ Po bëheshin gati të mbillnin kanabis, në pranga dy vëllezërit nga...

EMRAT/ Po bëheshin gati të mbillnin kanabis, në pranga dy vëllezërit nga Skrapari, u sekuestrohen armë e municione (VIDEO)

Dy vëllezër nga Skrapari janë vënë në pranga pas një hetimi një mujor, pasi po bëheshin gati të mbillnin kanabis.

Dy shtetasve në fjalë u janë sekuestruar armë, municione dhe fara kanabisi.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, në kuadër të operacionit të koduar “Osoja” i cili u ndoq me metoda speciale, pas një hetimi 1-mujor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Kalem Muçaj, 51 vjeç.
• Elmas Muçaj, 41 vjeç, (vëllezër), të dy banues në fshatin “Osojë”, Skrapar.

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë hetimit 1-mujor rezultoi se vëllezërit Muçaj dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook