Ballina Aktualitet EMRAT/ Shkatërrohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Itali, ja metoda e veçantë...

EMRAT/ Shkatërrohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Itali, ja metoda e veçantë që përdornin për grabitje

Një bandë shqiptarësh që grabisnin banesa e vila në Ankona është shkatërruar nga policia italiane.

Tre prej shqiptarëve të arrestuar akuzohen se kanë bërë 15 grabitje brenda një muaji në këtë qytet.

Kapo i bandës ishte 25-vjeçari Jetmir Çili, i cili u arrestua bashkë me Dorjan dhe Kenado Pjetrin, 26 dhe 22 vjeç.

Sipas mediave italiane, mësohet shqiptarët kanë fituar rreth 70 mijë euro nga grabitjet.

Ajo që theksojnë mediat vendase ishte se tre të rinjtë ishin atletë të vërtetë pasi arrinin të ngjiteshin me duar deri në katet e treta ose të katërta të ndërtesave duke u mbështetur tek telat elektrike, dhe për këtë fakt, operacioni mori emrin “Alpinistët”.

Ata vepronin pas orës 19:00, ku udhëtonin nga San Benedetto në Osimo dhe qytete fqinje pranë kabinave të autostradave.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook