Ballina Bota EMRAT/ U kapën me kokainë dhe 178 mijë paund, dënohen 3 gangsterët...

EMRAT/ U kapën me kokainë dhe 178 mijë paund, dënohen 3 gangsterët shqiptarë në Britani

SHPËRNDAJE

Një grup gangsterësh shqiptarë janë dënuar me 17 vite burg në total nga një gjykatë në Britani, pasi u kapën me kokainë dhe 178 mijë paund cash.

Tre shqiptarët e dënuar janë:

  • Algert Lami, 23-vjeç
  • Roland Vasija, 20-vjeç
  • Orjon Uku, 22-vjeç

Sipas policisë, shqiptarët etiketohen si gangsterë dhe të rrezikshëm për Britaninë. Treshja shqiptare u arrestuan teksa ishin duke dalë nga një taksi në Stratford dhe po i afroheshin një BMW të parkuar.

Para se të nisej në këmbë, njëri prej shqiptarëve qëndroi 20 minuta duke biseduar me shoferin.

Pasi kishte informacione të sakta për ta, policia i ndaloi dhe kontrolli në makinë ku dhe gjeti 178 mijë paund si dhe rreth gjysmë kilogram kokainë të pastër si dhe disa dokumente të cilat dyshohet sa ishin falso.

Teksa policia arrestoi shoferin Roland Vasija dhe të riun tjetër Algert Lami, shqiptari i tretë, Orjon Uku u mundua të largohej, por u arrestua pak çaste më vonë.

Gjykata e Kingston Crown dënoi me 9 vite burg Algert Lamin, Roland Vasija u dënua me 2 vite, ndërsa Orjon Uku me 6 vite burg.

 

 

 

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Përçahet PD-ja”, kritiku i Bashës sulmon Jemin Gjanën: Ki respekt të paktën për veten, mos e poshtëroni më shumë…

Degjeneron mbledhja e Kryesisë së PD, Jemin Gjana tenton të rrahë kritiken e Bashës

Çmendet moti/ Fillojnë reshjet e para të dëborës, ja qyteti ku janë zbardhur malet

Operacioni i Policisë në Elbasan, reagon Berisha: Çako i drogës arrestoi 27 endacakë, por me Bandën e Ramës…

Albi Nako qan live në studio për Klaudia Pepën, ajo i dërgoi një videomesazh

Sekuestrohen prona dhe llogari bankare në Tiranë, policia jep detajet: Ja kujt i përkasin

Fotoja e Ramës me Trump, shpërthen Spartak Ngjela: O pafille, shqiptarët s’janë indianë

MAKABRE/ Si u gjetën me këmbë dhe duar jashtë varrit dy vëllezërit nga Devolli?

Sulmi me blind ndaj Policisë, Haki Çako flet për “barrikadën e krimit”: Autori është identifikuar

DETAJET/ Superaksioni i Policisë në Elbasan, arrestohen 27 “të fortë”. Bllokohen prona e mjete superluksoze

Artikulli paraprak‘Tërbohet’ kavajsi, rrëmben thikën dhe plagos rëndë pronarin e fast-foodit
Artikulli tjetërDenoncimi/ Ushtari ka një kërkesë për ministren e re: Na ushqeni të paktën sa konet tuaja…