Ballina Aktualitet EMRAT/ Zbardhnin Tiranën me kokainë, në pranga 5 shpërndarësit. Ja si u...

EMRAT/ Zbardhnin Tiranën me kokainë, në pranga 5 shpërndarësit. Ja si u zbulua grupi dhe zonat ku vepronin

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona në mbrëmjen e së të shtunës, gjatë një operacioni anti-drogë të zhvilluar në kryeqytet.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit:

  • Elton Hasnjoku, 41-vjeç, banues në Tiranë 
  • Armand Pisha, 28-vjeç, banues në Elbasan
  • Migen Jani, 24-vjeç, banues në Elbasan
  • Shpëtim Myrta, 51-vjeç, banues në Elbasan
  • Mariglen Hostima, 26-vjeç, banues në Elbasan

Sipas policisë, shtetasit e mësipërm dyshohet se shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Njoftimi i Policisë
Oficerët për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Tiranës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit; Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë, Armand Pisha, 28 vjeç, Migen Jani, 34 vjeç, Shpëtim Myrta, 51 vjeç dhe Mariglen Gostima, 26 vjeç, të katërt nga Elbasani.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, që dispononte Seksioni për Narkotikët, të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike të llojit kokainë, me klientelë kryesisht në zonën e “Oxhakut”, “Xhamllikut”, etj. në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip “Golf 5”, me të cilat lëviznin 5 të arrestuarit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provave materiale 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy makinat e të dyshuarve dhe 8 telefonat celularë, që ata përdornin.

Hetimet për zbulimin e këtij grupi kanë nisur prej disa javësh pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Operacioni për arrestimin e tyre u realizua në momentin kur do të bëhej shkëmbimi i mallit, që vinte nga Elbasani në Tiranë.

Vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë, që mund të jenë të përfshirë në këtë grup.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook