Ballina Aktualitet EMRAT/ Zhduken dy të rinjtë në Vlorë, flasin prindërit (VIDEO)

EMRAT/ Zhduken dy të rinjtë në Vlorë, flasin prindërit (VIDEO)

Ka kaluar tashmë 2 muaj nga zhdukja e dy të rinve në Vlorë. Ata janë deklaruar të zhdukur nga familjarët e tyre, prej më shumë se 2 muajsh, dhe ende sot nuk dihet fati i tyre.

Albano Xhaferri dhe Elvis Troqe janë larguar nga banesat, në muajt qershor dhe korrik, dhe që atëherë nuk janë kthyer më.

I pari është larguar nga banesa Albano Xhaferri, ndërsa në 18 korrik edhe Elvis Troqe.

Policia thotë se që prej denoncimit të familjareve po punon me intensitet për gjetjen e tyre.

Lutfi Xhaferri, babai i Albano Xhaferrit thotë se i biri ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej 18 qershorit të këtij viti, dhe pas asaj date askush s’di më asgjë për ta.

Sipas babait, ai u zhduk një muaj pas kthimit nga Belgjika. 8 ditë pasi u zhduk, bashkëshortja e tij ka denoncuar në polici. Xhaferri, baba i dy fëmijëve të mitur, jetonte me gruan dhe fëmijët në katin e dytë të një pallati në Vlorë.

Xhaferri thotë se 20 ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferrit, është denoncuar si i zhdukur Elvis Troqe, i cili sipas familjarëve ka qenë mik me Xhaferrin pasi kanë qenë bashkë në Belgjikë.

“Unë jam Lutfi Xhaferri. Djali kishte qenë në Belgjikë dhe u kthye. Kishte gati një muaj, i thashë “Pse erdhe o djalë?”. Më tha “Erdha se më mori malli për fëmijët”. Nuk e gjeta më, se rrinte në shtëpi tjetër dhe vazhdonte punën e tij. Ke ndonjë problem me njeri e pyeta, jo më tha. Se di çfarë pune bënte në Belgjikë. Atë ditë ishte ditë e zakonshme, por se di kush e mori, që nxitoi dhe e mori ta çonte në shtëpi. Erdhi një djalë, një makinë. S’ka marrë as pasaportë, asgjë. Kjo ndodhi rreth orës 10:30, 11:00 e darkës. Thonë për njërin që e mori. Vajti gruaja, bëri denoncimin për 7-8 ditë, më 18 qershor. Lajmëruan djalin tonë, tjetrin, erdhi nja 8-9 ditë e pa që s’bëri gjë dhe iku. S’di gjë për atë tjetrin që e mori. U larguan me makinë, por s’pashë dot gjë në atë orë. Ishte babai i 2 fëmijëve të vegjël, një në klasë të parë, një më i vogël. Pas djalit, u zhduk dhe një tjetër, Elvis Troçe, siç më tha babai i tij, ata kishin qenë në Belgjikë dhe kishin ardhur bashkë andej. Se çfarë kanë bërë nuk e di. Djalin tim e morën më para, Elvisi u zhduk 2 ditë më pas. Djali edhe mund të jetë rrëmbyer edhe mund të jetë larguar. Unë nuk dyshoj tek njeri se do e kisha gjetur me kohë”, shprehet Lutfi Xhaferri, babai i Albano Xhaferrit.

LEXO EDHE:  Humb jetën elektriçisti, e zuri korenti në shtyllë (Emri)