Ballina Aktualitet EMRI/ 40-vjeçari gjendet i pajetë tek dera e spitalit të Vlorës, dyshohet...

EMRI/ 40-vjeçari gjendet i pajetë tek dera e spitalit të Vlorës, dyshohet se…. (Detajet)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku trupi i pajetë i një 40-vjeçari, është gjetur në derën e spitalit të qytetit bregdetar.

Personi në fjalë është identifikuar si shtetasi Flamur Velaj.

Nga dëshmitë e para mësohet se 40-vjeçari ka rënë nga skela, teksa ka qenë duke punuar, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme.

Ka qenë bashkëshortja e viktimës që e ka dhënë këtë version për mediat.

Ndërsa, dyshohet se 40-vjeçari është lënë në derën e spitalit nga kolegët e punës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur.