Ballina Aktualitet EMRI/ Arrestohet juristi i Hipotekës së Fierit, si u zbulua aktiviteti i...

EMRI/ Arrestohet juristi i Hipotekës së Fierit, si u zbulua aktiviteti i paligjshëm që kryente (VIDEO)

Policia e Fierit ka vënë në pranga, juristin Ervis Bregasi nga Cakrani i Fierit, i shpallur në kërkim për korrupsion pasiv.

Gjykata e Fierit ka caktuar më 26 maj ndaj tij, masën e sigurisë “arrest me burg.”

Ervis Bregasi u denoncua nga emisioni “Fiks Fare” duke i marrë ryshfet një qytetari 300 mijë lekë!

Qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, u ankua se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e kishte sorollatur për muaj me radhë për t’i nxjerrë çertifikatat e pronësisë së tokave.

Në fund, juristi i kërkoi 300 mijë lekë, ndërsa kamera e “Fiks Fare” faktoi momentin kur nëpunësi i shtetit merr edhe ryshfetin.