Ballina Aktualitet EMRI/ Arrestohet i shumëkërkuari në Gjirokastër, për çfarë akuzohet

EMRI/ Arrestohet i shumëkërkuari në Gjirokastër, për çfarë akuzohet

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar sot një të dënuar me 6 vite burg për drogë.

Mësohet se uniformat blu kanë vënë në pranga të shumëkërkuarin Fatmir Zhupa nga Salaria e Tepelenës.

Burime konfidenciale thonë se 42-vjeçari u arrestua rreth orës 15:00 gjatë një operacioni policor në lagjen ’18 shtatori’.

Zhupa u arrestua në banesën e tij që e kishte marrë me qera pas shkollës 9 vjeçare ‘Koto Hoxhi’. 

Ai konsiderohet si një ndër personat më të kërkuar nga policia shqiptare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook