Ballina Aktualitet EMRI/ Arrestohet “skifteri i tmerrshëm” lushnjar, nuk kurseu as babain, vjedh edhe...

EMRI/ Arrestohet “skifteri i tmerrshëm” lushnjar, nuk kurseu as babain, vjedh edhe komshiun

Një 24 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet për vjedhje.

Shtetasi Eldo Musaku banues në Fiershegan, u arrestua pasi më 14 gusht të këtij viti, ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A.Ç, 24 vjeç.

Por, pre vjedhjes së tij nuk ishte vetëm komshiu, por edhe babait.

“Po kështu nga hetimet e kryera ka rezultuar se po në datën 14.08.2018 në mbrëmje, shtetasi Eldo Musaku ka marrë armën e gjahut teke e cila është në emër të babai te tij, shtetasit P.M, me qëllim shitjen e saj. Shtetasi Eldo Musaku këtë armë gjahu e ka marrë pa dijeninë e babai të tij dhe nuk posedon leje nga organet kompetente”, sqaron policia lokale.

Nga kontrollet e ushtruara, shtetasit Eldo Musaku i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale biçikleta e shtetasit A.Ç dhe arma e gjahut teke.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.