Ballina Kronike EMRI/ Atentati me armë në qendër të Lushnjës, identifikohet një prej viktimave...

EMRI/ Atentati me armë në qendër të Lushnjës, identifikohet një prej viktimave (Foto)

Është identifikuar një prej viktimave të atentatit me armë zjarri të ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjës, pasditen e sotme, ku u ekzekutuan dy të rinj.

Burime zyrtare nga policia e Lushnjës bëjnë me dije se një prej viktimave është shtetasi, Zamir Latifi, 23-vjeç. 

Viktima e dytë ende nuk është identifikuar, ndërkohë që i plagosuri, i cili ndodhet në gjendje të rëndë është shtetasi M.Xh.

Ngjarja e rëndë e cila tronditi qytetin e Lushnjës, ndodhi rreth orës 18:00, në lagjen “Loni Dhamo”, ku dëshmitarë të shumtë nga vendngjarja raportuan për të shtëna me armë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook