Ballina Aktualitet EMRI/ Ekzekutoi dy persona në 1999, arrestohet i shumëkërkuari nga Lezha (VIDEO)

EMRI/ Ekzekutoi dy persona në 1999, arrestohet i shumëkërkuari nga Lezha (VIDEO)

Policia e Pukës ka arrestuar një person të dënuar me 10 vite burg, i cili akuzohet për vrasjen e dy personave në vitin 1999.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi: Ndue Memaj, 39-vjeç, banues në Lezhë.

Ndalimi i tij u bë pasi me 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J. N dhe A. H.

Për vrasjen e dyfishtë, Gjykata e Apelit në Shkodër më 7 tetor 2013, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

PukëVijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkimKapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 20 vjet burg. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D. V. P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:N.M, 39 vjeç, banues në Lezhë. Ndalimi i tij u bë pasi më datë 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J. N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 datë 07.11.2013 e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasja me paramendim" e "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 78 e 278/2 të Kodit Penal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 14. August 2018