Ballina Aktualitet EMRI/ Hoqi dorë nga kanabisi për t’ju futur rrugës së mashtrimit të...

EMRI/ Hoqi dorë nga kanabisi për t’ju futur rrugës së mashtrimit të emigrantëve, arrestohet i riu nga Gjirokastra

Trafiku i klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme është kthyer në një mundësi për të nxjerrë disa të holla nga kontigjentë të krimit, por jo vetëm në Qarkun e Gjirokastrës.

Një 25-vjeçar nga fshati Tërbuq është ndaluar, pasi ka përfituar me anë të mashtrimit një sasi eurosh nga dy emigrantë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Laert Zisi u ka premtuar dy shtetasve të huaj nga vendet e treta se do t’i transportonte në Tiranë me automjetin e tij “Seat Ibiza”, kundrejt një pagese prej 100 eurosh secili. 25-vjeçari Zisi u ka marrë paraprakisht 100 euro klandestinëve, të cilët i ka zbritur nga automjeti në afërsi të “Urës së Subashit”, vetëm 20 km larg qytetit të Gjirokastrës. Më pas klandestinët janë shoqëruar nga uniformat blu, pranë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Mësohet se Lart Zisi i ka gjetur dy shtetasit e huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, pranë Jorgucatit, vetëm 1 km larg Kakavijës, nyja kryesore e kalimit të migrantëve që vijnë nga Janina.

Ai u ka premtuar transportin për në Tiranë, prej nga dy klandestinët nga Pakistani dhe Afganistani mund të tentonin kalimin për në Mal të Zi e më pas në vendet e BE-së. Ende mbeten të paqarta motivet e braktisjes së klandestinëve nga 25-vjeçari Zisi. Dyshohet se shkak mund të kenë qenë patrullat e kontrolleve të uniformave blu, të vendosura përgjatë aksit Gjirokastër–Tepelenë.

Pasi ka braktisur klandestinët në Subash, 25-vjeçari Zisi është rikthyer në shtëpinë e vet në fshatin Tërbuq. Dy klandestinët janë vënë në ndjekje të tij për të marrë mbrapsht paratë “e grabitura” dhe një laptop, që 25-vjeçari Laert Zisi ua mori në këmbim të transportit. Edhe pse arritën të shkojnë në fshatin e largët, klandestinët nuk kanë mundur të gjejnë shoferin mashtrues, ndërsa pak më vonë janë kapur nga shërbimet e policisë, të cilët janë njoftuar për praninë e klandestinëve në zonë.

LEXO EDHE:  Nard Ndoka "godet" sërish, ja çfarë ka thënë këtë herë për ambasadorin Lu

Dyndja e klandestinëve nga vendet MENA (Middle East and North Africa, Vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut) në pikat hyrëse të kufirit me Shqipërinë ka shtuar edhe rastet e trafikimit të klandestinëve. Me gjithë masat e marra nga Policia Kufitare, migrantët dhe refugjatët arrijnë të depërtojnë të ndihmuar edhe nga trafikantët. Përgjatë muajve të parë të 2018-ës Policia e Gjirokastrës ka goditur 9 raste të trafikimit të klandestinëve me 16 autorë, nga të cilët 9 janë arrestuar, 4 të ndaluar, ndërsa 3 ndiqen në gjendje të lirë.

Laert Zisi nuk është një emër i panjohur për uniformat blu. Ai është ndaluar tri herë nga Policia e Gjirokastrës për përdorim, prodhim dhe shitje të narkotikëve, kallëzim të rremë në bashkëpunim dhe së fundi për mashtrim. Ai është një tjetër prej të dënuarve, që ka tentuar të arratiset nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër. Ngjarja është regjistruar në korrik të 2015-s kur në atë kohë vetëm 22 vjeç, Laert Zisi dilte para togave të zeza për masën e sigurisë. Ai ishte ndaluar një muaj më parë nga Policia e Gjirokastrës, pasi më herët ishte shpallur në kërkim nga Policia për vepra të ndryshme penale.

Tentativa e dështuar e arratisjes ndodhi mëngjesin e 15 korrikut 2015. Laert Telo Zisi goditi dy punonjësit e burgut të Tepelenës, të cilët e shoqëronin, duke tentuar të largohej. Tentativa e tij rezultoi e dështuar. Por pavarësisht dosjes së tij të madhe penale, Laert Zisi nuk ka kryer dënimin e parashikuar nga ligji.

Në rastin më të paktë ai do të duhej të vuante një dënim prej 8 vitesh burg. Ai ra sërish në prangat e policisë, kësaj here për veprën e mashtrimit. Ajo që të bie në sy është fakti se Policia e Gjirokastrës nuk ka parashikuar dënimin e tij për veprën e trafikimit të klandestinëve, duke e kufizuar dënimin vetëm në mashtrim, vepër e cila parashikon një dënim me gjobë ose burgim deri në pesë vjet.

LEXO EDHE:  FOTO/ U kapën me 505 gramë heroinë, arrestohet Arjan Çani dhe miku i tij

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook