Ballina Aktualitet EMRI/ Kanosi rojën e OSSHEE në Fier, arrestohet 44-vjeçari. Ja çfarë iu...

EMRI/ Kanosi rojën e OSSHEE në Fier, arrestohet 44-vjeçari. Ja çfarë iu gjet në banesë nga policia

Policia e Fierit ka arrestuar personin që kanosi dje rojën private të Drejtorisë Rajone të OSHEE.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit bëjnë me dije se, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sokol Gjika, 44 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kundërshtuar dhe kanosur gjatë ushtrimit të detyrës shtetasin M.H., 53 vjeç, banues në Roskovec, me detyrë punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike në objektin e zyrave të Drejtorisë Rajonale OSHEE.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Sokol Gjika, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 4.5 gram lëndë narkotike (e ndarë në doza) e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook