Ballina Kronike EMRI/ “Masakroi” vëllain, 57-vjeçari nga Fieri e pëson keq

EMRI/ “Masakroi” vëllain, 57-vjeçari nga Fieri e pëson keq

Policia e Fierit ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi ka masakruar me sende të forta vëllain e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Bektash Arapi, 57 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin H.A, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Fier u largua për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook