Ballina Kronike EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, atentat biznesmenit të njohur

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, atentat biznesmenit të njohur

SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e sotshme ku ka ngelur i plagosur një person nga një armë zjarri. Burime nga policia bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin me armë dhe për pasojë një prej tyre është plagosur.

Shtetasi P.Gj., ka qëlluar më armë zjarri në këmbë shtetasin K.M. 40 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Burime për “DuaLajm.com” bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur biznesmeni Pëllumb Gjoka.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 11.09.2017, rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se :
Shtetasi P.Gj., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Përçahet PD-ja”, kritiku i Bashës sulmon Jemin Gjanën: Ki respekt të paktën për veten, mos e poshtëroni më shumë…

Degjeneron mbledhja e Kryesisë së PD, Jemin Gjana tenton të rrahë kritiken e Bashës

Çmendet moti/ Fillojnë reshjet e para të dëborës, ja qyteti ku janë zbardhur malet

Operacioni i Policisë në Elbasan, reagon Berisha: Çako i drogës arrestoi 27 endacakë, por me Bandën e Ramës…

Albi Nako qan live në studio për Klaudia Pepën, ajo i dërgoi një videomesazh

Sekuestrohen prona dhe llogari bankare në Tiranë, policia jep detajet: Ja kujt i përkasin

Fotoja e Ramës me Trump, shpërthen Spartak Ngjela: O pafille, shqiptarët s’janë indianë

MAKABRE/ Si u gjetën me këmbë dhe duar jashtë varrit dy vëllezërit nga Devolli?

Sulmi me blind ndaj Policisë, Haki Çako flet për “barrikadën e krimit”: Autori është identifikuar

DETAJET/ Superaksioni i Policisë në Elbasan, arrestohen 27 “të fortë”. Bllokohen prona e mjete superluksoze

Artikulli paraprakA do rikthehet në politikë Bujar Nishani? Ish-presidenti: Së shpejti unë do të…
Artikulli tjetërZbardhet e kaluara e biznesmenit që i shpëtoi sot atentatit në Tiranë