Ballina Aktualitet EMRI/ Tragjike në Fier, 21-vjeçarja ndërron jetë në spital, familja akuzon mjekët...

EMRI/ Tragjike në Fier, 21-vjeçarja ndërron jetë në spital, familja akuzon mjekët se… (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një vajzë 21-vjeçare ka humbur jetën në spital pasi kishte marrë serum.

Mësohet se Xhuljeta Gjeka nga fshati Mujalli i Fierit ka ndërruar jetën mëngjesin e së hënës.

Familjarët kanë akuzuar mjekët e urgjencës se nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur. 

Sipas tyre, mjekët u kanë thënë se ishte thjesht grip dhe e kanë nxjerrë vajzën nga reparti i Urgjencës, edhe pse pse ishte me temperaturë 35 gradë.

“Vajza ishte me temperaturë 35 gradë dhe mjekët nuk bënë asnje analizë apo radiografi, i bënë vetëm serum. Gjendja e vajzës nuk u përmirësua”, thanë familjarët.

Ndërkohë që pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e ndërrimit të jetës.

21 vjeçarja, Xhuljeta Gjeka

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook