Ballina Aktualitet EMRI/ Vritet një tjetër shqiptar në Siri, i ishte bashkuar ISIS (Foto)

EMRI/ Vritet një tjetër shqiptar në Siri, i ishte bashkuar ISIS (Foto)

Është rritur ndjeshëm numri i shqiptarëve të vrarë në Siri, të cilët i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS.

Një tjetër viktimë është shënuar duke e çuar në 76 numrin e të vrarëve shqiptarë në konfliktin atje.

Sipas informacioneve të publikuara nga Policia e Kosovës, mësohet se ai quhet Betim Ibrahimaj dhe është nga Komuna e Istogut.

Lajmi për vrasjen e ka dhënë bashkëshortja e tij, e cila jetonte së bashku me të në Siri.

Ajo ka njoftuar prindërit e Ibrahimit përmes një bisede telefonike. 

“Policia e Kosovës, nga burimet të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi, mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, policia nuk posedon ndonjë dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”, u shpreh Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

Kujtojjmë që dhe pak ditë më parë u raportua se një tjetër shqiptar nga Kosova u vra në Siri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook