Ballina Aktualitet EMRI/ Zbulohet identiteti i të riut shqiptar që u gjet i pajetë...

EMRI/ Zbulohet identiteti i të riut shqiptar që u gjet i pajetë në Greqi

Është identifikuar i riu, që u gjet i pajetë në disa ditë më parë në Greqi.

Mësohet se viktimë është shtetasi Dorian Mancellari, rreth 32-vjeç, nga Pogradeci.

Familjarët kanë tërhequr trupin e të riut nga morgu në shtetin grek dhe janë duke e transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Trupi i të riut do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, edhe pse në shtetin grek është bërë e njëjta procedure.

I riu u gjet i pajetë në zonën e Trikallas në Greqi, ndërkohë që mbeten ende te paqarta arsyet pse ka humbur jetën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook