Ballina Aktualitet EMRI/ Zhduket pa lënë gjurmë 48-vjeçarja në Durrës, policia ka një apel...

EMRI/ Zhduket pa lënë gjurmë 48-vjeçarja në Durrës, policia ka një apel për të gjithë qytetarët (Foto)

Policia e Durrësit përmes një njoftimi drejtuar mediave kërkon ndihmë nga qytetarët për gjendjen e një shtetaseje që rezulton e zhdukur.

Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasen Edlira Rushiti, 48 vjeçe, banuese në lagjen nr. 13 Plazh Durrës.

Gruaja thuhet se është larguar nga banesa pasditen e sotme rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer.

“Është rreth 1,65 cm e gjatë, me flokë të zeza, të shkurtra dhe ka të veshur një bluzë dhe pantallona ngjyrë të zezë. Familjarët kanë deklaruar se shtetasja e mësipërme vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në rast identifikimi të saj, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217”, thuhet në njoftimin e policisë.