Ballina Aktualitet Familja me 5 anëtarë u shua në aksident, flet vëllai i 25-vjeçares...

Familja me 5 anëtarë u shua në aksident, flet vëllai i 25-vjeçares kosovare: Do vinin në Shqipëri me pushime

Një aksident tragjik tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë, ditën e dielë, ku 5 familjarë humbën jetën.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Suharekë-Duhël, ndërsa vëllai i 25-vjeçares A.S. që humbi jetën bashkë me bashkëshortin, dy fëmijët dhe vjehrrën ka rrëfyer ngjarjen tragjike.

Ylli V., i cili është vëllai i madh i 25-vjeçares që ndërroi jetë në aksidenti shprehet se ende nuk mund ta besojë ndarjen nga jeta të motrës së tij dhe nipit e mbesës.

“Rreth gjysmë ore para se të ndodhte aksidenti ne ishim ulur dhe po qëndronim bashkë. J.S, si gjithmonë bënte shaka. Në ditët e ardhshme ne kishim planifikuar që të shkonim në bregdetin shqiptar ku do të festonim edhe ditëlindjen e motrës sime”, rrëfen ai.

25-vjeçarja që ndërroi jetë të dielën, kishte ardhur në Kosovë bashkë me familjen e tij të premten.
Ylli V. tregon se ai bashkë me familjen e tij u nisën drejt Shqipërisë, ndërsa familja prej katër anëtarësh dhe gjyshja e tyre po shkonin tek vëllai i 32-vjeçarit, J.S.

“Ata donin të vinin të mërkurën në Shqipëri. Unë duhej t’ua rezervoja hotelin atyre”, thotë Ylli V.
Më tej ai rrëfen se si e mori vesh për aksidentin.

“Isha i tronditur. Për shkak se isha duke vozitur në makinë, më duhej të ndaloja dhe të merrja frymë thellë. Gruaja ime pyeti se çfarë kishte ndodhur. Pastaj të dy filluam të qajmë”, vazhdon rrëfimi i Ylli V.

Familja me 4 anëtarë jetonte prej vitesh në qytetin Reinach të kantonit të Aargau në Zvicër, ndërsa ndodheshin me pushime në Kosovë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Protesta para Drejtorisë së Policisë, procedohen 15 qytetarë për tubim të paligjshëm