Ballina Aktualitet Prindërit ngritën në këmbë policinë për zhdukjen e saj, 16-vjeçarja lë gojëhapur...

Prindërit ngritën në këmbë policinë për zhdukjen e saj, 16-vjeçarja lë gojëhapur familjen me dëshminë e saj

Zhdukja e një vajze 16-vjeçare prej dy ditësh në Elbasan ngriti në këmbë policinë e këtij qyteti.

Ishin prindërit e adoleshentes që denoncuan në polici zhdukjen e vajzës së tyre në mënyrë misterioze, ndërsa uniformat blu filluan nga puna për gjetjen e saj.

Pasi u gjet, 16-vjeçarja i la shtangur prindërit e saj por dhe policët, pasi deklaroi se u largua me dëshirën e saj nga banesa.

Policia njoftoi dy ditë më parë se babai i adoleshentës, shtetasi A.A., 48-vjeç, denoncoi se vajza e tij 16-vjeçare, B.A, ishte larguar nga shtëpia pa asnjë gjurmë.

Pas dëshmisë, policia i ka dorëzuar vajzën prindërve, ndërkohë që hetimet e mëtejshme do të vazhdojnë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Elbasan.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook