Ballina Kronike “Fast and Furious”, shihni çfarë ka ndodhur gjatë natës në rrugët e...

“Fast and Furious”, shihni çfarë ka ndodhur gjatë natës në rrugët e kryeqytetit

Shpejtësi dhe çmenduri gjatë natës në rrugët e kryeqytetit. Kjo është ajo që shumë qytetarë raportojnë në polici, ku janë dhënë raportime për gara me makina.

Shqetësimi më i madh është zonën e unazës së madhe siç raporton policia, referuar denoncimeve të shumta.

“Duke marrë shkas nga shqetësimet e shumta të banorëve të unazës së madhe për zhurmat e mjeteve që tejkalojnë limitet e shpejtësisë duke bërë gara me shpejtësi në orët e vona të natës si dhe rrezikun potencial që paraqesin këta drejtues mjetesh për sigurinë rrugore, u organizuan shërbime të përbashkëta kontrolli nga Forca “Shqiponja” dhe Policia Rrugore e kryeqytetit me objekt kontrolli garat me shpejtësi, përdorimi i alkoolit, xhamat e errët, posedimi i lëndëve narkotike dhe sende të tjera të paligjshme”, raporton policia.

Uniformat blu kanë bërë publike edhe rezultatet e këtyre kontrolleve të përforcuara në terren.

“Nga kontrollet e ushtruara deri në këto momente janë konstatuar dhe ndëshkuar 4 drejtues mjetesh për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie apo gara me shpejtësi si dhe 3 drejtues mjetesh për xhama të errët”, vijon njoftimi.

Policia ka shpërndarë edhe një video ku tregohet se si mjete luksoze ecin me shpejtësi tepër të madhe, duke sjellë rrezik të madh.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook