Ballina Aktualitet Faturonte hotelin me 340 lekë, pranga punonjësit të OSHEE dhe pronarit të...

Faturonte hotelin me 340 lekë, pranga punonjësit të OSHEE dhe pronarit të hotelit në Lezhë (Emrat)

Forcat e policisë dhe ekipet e verifikim-matjes ne terren (Task Forcë) të Drejtorise Rajonale OSHEE Shkodër kanë arrestuar një punonjës të OSHEE në Lezhë si dhe pronarin e një hoteli, pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike duke manipuluar matësin.

Sipas hetimeve rezulton se punonjësi i OSHEE, lexuesi Gëzim M. në bashkëpunim me punonjës te tjerë (nen hetim për ndarjen e përgjegjësive), faturonte me 340 leke ne muaj Hotel “Brilant” ne Shëngjin, Lezhe.

Objekti, me kontrate ne pronësi te Mhill N. nuk faturohej pasi ishte manipuluar matesi, duke shkaktuar dem në vlera disa milionë leke.

Dosja me proceverbalin përkatës i eshte dorezuar prokurorisë, per ndjekje penale, ndersa ndaj shtetasve ka nisur procedim penal. Punonjesi eshte shkarkuar nga detyra kurse hotelit i eshte nderpre energjia elektrike.

Sakaq, po dje ka rene ne pranga Isa Ç., pasi kishte ndërhyrë ne matës, duke vjedhur energji elektrike. Abonenti, i cili eshte kryeplaku i fshatit Malgush, Vau i Dejes, kishte krijuar një debi rreth 6 milione leke, dhe ndaj tij u more masa e procedimit penal, bazuar mbi te dhenat e testimit, provat dhe procesverbalet e grupit te verfikimit te OSHEE.

OSHEE bën me dije se është e detyruar te përsërisë faktin se askush nuk procedohet ne polici se është debitor ndaj faturave, por ne zbatim te nenit 137 te Kodit Penal ndeshkohen ata persona që vjedhin energjinë elektrike dhe dëmtojnë matesin.

Gjithashtu, “çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet ne nenin 137.

Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jo familjarë të energjisë elektrike ose të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

LEXO EDHE:  LEZHË/ Merr flakë makina në parking, dyshohet të jetë pasojë e...
Hoteli