Ballina Aktualitet Fevziu fut në sherr Kadiun me Çim Pekën, deputetja demokrate kërcënon gazetarin:...

Fevziu fut në sherr Kadiun me Çim Pekën, deputetja demokrate kërcënon gazetarin: Do të hedh në gjyq për…

Ka mjaftuar një kamera e fshehtë në emisionin ‘’Opinion” për të ndezur një debat në distancë mes gazetarit Çim Peka dhe deputetes së PD-së, Fatbardha Kadiu.

Gjatë një regjistrimi në “Opinion”, Çim Peka ka ngritur dyshime se deputetja e renditur e dyta në Durrës, pra rrjedhimisht Kadia, ka votuar në favor të zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Pas kësaj deputetja Kadia përmes një reagimi të saj është shprehur se me Pekën do të përballet në gjyq, për shpifje.

Ajo thotë se ka një grup njerëzish që kërkojnë që të dëmtojnë PD-në, dhe se ata harrojnë që sulmet i shërbejnë Edi Ramës.

Reagimi i plotë i deputetes
Të nderuar miq, të nderuar demokratë,

Ditët e fundit në një prej emisioneve televizive, të cilin e ndoqa vetëm pasi u njoftova, gazetari Çim Peka publikisht më ka shenjuar si një ndër deputetet e PD qe paska votuar Gramoz Rucin. 
Mu referua si “ e dyta e listes se Durresit”.

Pa asnjë motiv për të gjykuar ne cilin numeror eshte ky gazetar ne listen e gazetareve te ndershem dhe transparent sepse kete e gjykon me aq sa i lejohet publikut, theksoj qe nuk perfaqeson asnje institucion qe gjykon apo prodhon te verteten. 

Ky gazetar si cdo kush tjeter pas kesaj akuze do te perballet me insitucionet e drejtesise nga ana ime per shpifjen qe kreu publikisht.

Ky gazetar si kushdo qe mund te kete interesa te veta personale apo te nje grupi njerezish qe duan ta demtojne Partine Demokratike, tentojne te njollosin emrin e kujtdo per intriga te ulta politike duhet te kuptoje qe nuk e mbron aspak petku qe shfaqet si opozitar. 

LEXO EDHE:  Mbaron epoka e palmave, fillon prerja e tyre në autostradën Tiranë-Durrës (Foto)

Opozitën me shume se kushdo e demton relativizimi i se keqes dhe baltosja pa asnje fakt! Ndonese me profesion jam pedagoge prej mbi 15 vjetesh dhe per politiken kam kontriubuar vullnetarisht, pa e ditur asnjehere se cili do te ishte perfitimi nder vite, serish kushdo mund te gjykoje politikisht mire nese ka nje aparat te mire arsyetimi.

Me ceshtjen e votave per Rucin jane thene shume. Shume u be qe te vendosej dyshimi ndaj deputeteve te rinj. 

Asnje logjike politike nuk e pranon qe deputetet e rinj, ata qe e dine qe duhet te japin maksimumin, ata qe kane me shume arsye per pergjegjesi sepse kane dhene gjthçka kane pasur dhe ditur për te qene ne krah te demokrateve gjate zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, hyjne ne pazare te vjetra politike.

Jo ne fakt deputetet e rinj e dine qe iu takon atyre te jene me te pergjegjshmit per te ndaluar pazare qe politika ne keto vite i ka bere shpesh!

Kjo eshte nje abc politike. Lufta ndaj deputeteve te rinj te cilet kudo me djallezi i referohen me numra apo cinizma pa emer e mbiemer eshte ne fakt lufta ndaj PD-së. 

Asnje parti politike nuk ka dem nga e reja aq me teper PD qe eshte themeluar nga te rinj dhe bart ne frymen e saj te rene!

Duhet ta kuptojne te gjithe qe cdo insinuate apo goditje qe i behet PD-se per llogari te nje grupi te vogel njerezish i sherben vetem Rames dhe pushtetit te tij qe po shkaterron shqiptaret.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  INTERVISTA/ Blendi Fevziu: U mundova ta ndaloja Ben Blushin të ikte nga politika, si e shoh rikthimin e tij në gazetari