Ballina Aktualitet Fier/ Grabitet me armë zjarri pika e këmbimit valutor pranë prefekturës

Fier/ Grabitet me armë zjarri pika e këmbimit valutor pranë prefekturës

Një pikë këmbimi valutor në Fier është grabitur pasditen e sotme nga disa persona të maskuar dhe armatosur.

Personat ende të paidentifikuar kanë hyrë në pikën e këmbimit “Western Union”, pranë Prefekturës së qarkut Fier, dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë një sasi parash.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve. Shuma e parave të grabitura nuk dihet ende.

Informacion paraprak nga policia:

“Në datën 09.01.2018, ora 17:40, në lagjen “Kastriot” Fier,  përballë vendit të quajtur “Shtepia e oficerëve” në katin e parë të pallatit, dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy persona me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të shtetasit L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh”.

LEXO EDHE:  Dhunoi gruan dhe vjehrrën, pranga 41-vjeçarit nga Fieri

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook