Ballina Aktualitet Fier/ Morën 7 mijë euro ryshfet, pranga për dy inspektorët e tatimeve...

Fier/ Morën 7 mijë euro ryshfet, pranga për dy inspektorët e tatimeve (Emrat)

Nën akuzat për korrupsion, dy inspektorë tatiomorë janë arrestuar sot nga uniformat blu, në qytetin e Fierit.  

Dy inspektorë tatimorë në qytetin e Fierit janë arrestuar ditën e sotme nën akuzat për korrupsion. Florjan Zhaka, 35 vjeç, dhe Asqeri Tahiraj, 55 vjeç, të dy banues në Fier, janë ndaluar nga uniformat blu pasi dyshohet se morën 7 mijë euro ryshfet nga një biznes.

Pas një pune hetimore 2-mujore të ndjekur me metodat speciale të hetimit, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bënë të mundur ndalimin e tyre në kuadër të operacionit policor të koduar “Inspektori”.

Njoftimi i policisë:

“U bë ndalimi i shtetasve:
– Florjan Zhaka, 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier;

– Asqeri Tahiraj, 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier.

Ndalimi i tyre u bë pasi duke qenë me detyrë Inspektor Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro rryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Panik në Fier, furgoni shpërthen në flakë në ecje

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion pasiv” e kryer në bashkëpunim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook