Ballina Aktualitet Fier, tre djem marrin peng një 13-vjeçare dhe tentojnë ta përdhunojnë (Emrat)

Fier, tre djem marrin peng një 13-vjeçare dhe tentojnë ta përdhunojnë (Emrat)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku 3 të rinj kanë marrë peng dhe kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë 13-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Redion Tereziu, 22 vjeç
2.Jorges Dosti, 24 vjeç
3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur”, tha Policia.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rama uron "mirëmëngjes" me pamje nga transformimi i një shkolle në Roskovec, komentuesi: Po kaldajat a funksionojnë...

Nuk eshte ende e qarte se si ka mundur te shpetoje e mitura nga duart e 3 te rinjve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook