Ballina Bota Firence/ Theret me thikë disa herë në shpinë, shqiptari në gjendje të...

Firence/ Theret me thikë disa herë në shpinë, shqiptari në gjendje të rëndë

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është qëlluar disa herë në shpinë në mes të qytetit të Firences, në Itali.

Sipas mediave italiane, emigranti është dërguar në spital në gjendje të rëndë, pasi është goditur në mushkëri dhe disa herë pranë zemrës.

Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy shqiptarësh, në një rrugë të quajtur “Scopino”, në Firence.

Pasi e ka qëlluar disa herë me thikë, sulmuesi është larguar, ndërsa i plagosuri kishte shkuar deri në një pikë karburanti, ku kishte kërkuar ndihmë.

Policia vendase po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook