Ballina Aktualitet Flet gjyshi i Ritvan Zykajt: Ma sillni nipin ta djeg të gjallë!

Flet gjyshi i Ritvan Zykajt: Ma sillni nipin ta djeg të gjallë!

Pas vrasjes makabre të 8 familjarëve, fshati Resulaj është pllakosur nga heshtja dhe dhimbja e madhe.

Prindërit e vrasësit, Ritvan Zykaj, janë larguar nga fshati, mes frikës dhe turpit, ndërsa gjyshi i tij Kujtimi ka shkuar për ngushëllim në familjen e të vëllait të tij.

Kujtimi ka qenë mjaft i revoltuar duke kërkuar që t’ja sjellin sepse do të ishte vetë ai që do t’i merrte jetën për aktin që bëri.

“Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë”, u shpreh gjyshi i Ritvanit për nipin e tij.

24 vjeçari i cili kreu masakrën 2 ditë më parë në Resulaj të Vlorës, ku u mori jetën 8 personave, tashmë është braktisur nga të gjithë.

Autoritet e kanë të pamundur të marrinn në pyetje, për shkak të refuzimit të çdo avokati për ta marrë në mbrojtje dhe për të përfaqësuar të drejtat e tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen to

në në Facebook