Ballina Aktualitet FOTO/ Aksident fatal në Shëngjin, ndërron jetë shoferi

FOTO/ Aksident fatal në Shëngjin, ndërron jetë shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin, ku një makinë tip Golf 4 me targa AA 995 BV ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa pemë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur Ura e Merrxhanit.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.Rr. 35 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit, dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Me datë 25.06.2018, rreth orës 21:06 është marrë njoftimi se në Shëngjin, në vendin e quajtur Ura e Merrxhanit, mjeti tip Golf 4 me targa AA 995 BV ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa pemë ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.Rr. 35 vjeç, banues në Ishull Shëngjin. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook