Ballina Aktualitet FOTO/ Aksident i frikshëm në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me bordurën, përfundon...

FOTO/ Aksident i frikshëm në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me bordurën, përfundon e përmbysur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë.

Një automjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën, duke përfunduar i përmbysur, raporton “DuaLajm.com”.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira e pranishme në autostradë por dhe shpejtësia e mjetit.

“DuaLajm.com” sjell dhe pamje nga aksidenti ku duket makina e përmbysur në mes të autostradës.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa personi që shihni në foto është drejtuesi i automjetit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook