Ballina Aktualitet FOTO/ Aksident i frikshëm në Gramsh, “Roveri” përplas autobusin dhe e nxjerr...

FOTO/ Aksident i frikshëm në Gramsh, “Roveri” përplas autobusin dhe e nxjerr jashtë rruge

Një aksident automobilistik ka ndodhur orët e para të mëngjesit në aksin Gramsh-Moglicë, ku një makinë është përplasur me një autobus.

Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Bresnukut, ndërsa autobusi transportonte punonjësit e HEC-it të Moglicës.

Si pasojë e përplasjes së me mjetin tip “Rover”, autobusi me targa AA 831 OF, ka dalë nga rruga.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga aksidenti, por vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook