Ballina Kronike FOTO/ Aksident në aksin Fier-Levan, makina përmbyset në rrugë, plagosen rëndë dy...

FOTO/ Aksident në aksin Fier-Levan, makina përmbyset në rrugë, plagosen rëndë dy të rinjtë (Emrat)

Një aksident i frikshëm është regjistuar në aksin Vlorë-Levan gjatë paradites së sotme, në afërsi të fshatit Pajan.

Mësohet se automjeti tip “Mercedez Benz” me targa “AA 859 EV” është përmbysur duke shkaktuar plagosjen e dy të rinjve që udhëtonin në të.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe tej normave të lejuara, pasi automjeti në të cilin udhëtonin të rinjtë është përplasur me mjetin e mirëmbajtjes së rrugës, e për pasojë është rrotulluar disa herë.

Drejtuesi i mjetit Julian Toska dhe pasagjeri Florjan Rrapaj janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook