Ballina Kronike FOTO/ Aksident në Tiranë te “Rruga e Elbasanit”, makina përplaset me urbanin

FOTO/ Aksident në Tiranë te “Rruga e Elbasanit”, makina përplaset me urbanin

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë, tek “Rruga e Elbasanit”.

“DuaLajm.com” mëson se një automjet është përplasur me urbanin, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga “DuaLajm.com”, pjesa e përparme e automjetit të përfshirë në automjet është dëmtuar, ndërsa urbani ka disa gërvishtje pranë gomës së pasme.

Aksidenti solli dhe bllokimin e rrugës për disa minuta, por më pas u normalizua me mbërritjen e policisë në vendgjarje.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook