Ballina Aktualitet FOTO/ Aksident i rëndë në autostradën Levan-Tepelenë, makina del nga rruga dhe...

FOTO/ Aksident i rëndë në autostradën Levan-Tepelenë, makina del nga rruga dhe “fluturon” në arën me misër

Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur Selishtë në zonën e Mallakastrës

Automjeti tip “Skoda”, ku udhëtonte një çift ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një arë me misër.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një 31-vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi ka marrë disa fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërkohë që bashkëshortja e 31-vjeçarit ka marrë dëmtime më të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook