Ballina Aktualitet FOTO/ Aksident i rëndë në Gjirokastër, dy makina përplasen me njëra tjetrën,...

FOTO/ Aksident i rëndë në Gjirokastër, dy makina përplasen me njëra tjetrën, tre persona…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur Virua, ku dy makina janë përplasur njëra me tjetrën.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur tre persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës.

Dyshohet se shkak i aksidentitit ka qenë hyrja e një prej mjeteve në kundravajtje.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook