Ballina Kronike FOTO/ Atentati në Lushnje, ja fotot e dy viktimave të shtrira në...

FOTO/ Atentati në Lushnje, ja fotot e dy viktimave të shtrira në mes të rrugës

Viktima, Zamir Latifi

Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri, pasditen e sotme në një atentat me armë zjarri në mes të Lushnjës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo, rreth orës 18:00, ku nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur dhe një person.

Burime zyrtare nga policia e Lushnjës bëjnë me dije se një prej viktimave është shtetasi, Zamir Latifi, 27-vjeç. 

Ndërkohë që Viktima e dytë ende nuk është identifikuar, ndërkohë që i plagosuri, i cili ndodhet në gjendje të rëndë është shtetasi M.Xh.

“DuaLajm.com” siguron pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy viktimat e shtrira në mes të rrugës.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook