Ballina Aktualitet VIDEO/ Degradon situata në protestën para Parlamentit, plagosen 6 efektivë të Policisë

VIDEO/ Degradon situata në protestën para Parlamentit, plagosen 6 efektivë të Policisë

Ka pasur sërish tensione në protestën që po zhvillohet para Parlamentit.

Banorët kanë tentuar sërish të hyjnë në Parlament, por janë përplasur me forcat e Policisë.

Nga përplasja e banorëve dhe policisë janë lënduar 6 efektivë të Policisë së Shtetit, si dhe disa protestues.

Efektivët janë lënduar nga lëndët plasëse që janë përdorur nga protestuesit. Ata janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit.

Banorëve iu është bërë thirrje të mos përdorin dhunë ndaj Policisë dhe të largojnë mjetet e forta dhe lëndët plasëse.

Duket se situata është agravuar pasi Rama tha në Parlament se nuk do të ketë dëmshpërblim për banorët që kanë pasur ndërtime pa leje.

Në protestë janë parë edhe disa deputetë të opozitës.