Ballina Kronike FOTO/ Bllokohet trafiku në Shkozë, dhjetëra qytetarë protestojnë kundër prishjes së banesave

FOTO/ Bllokohet trafiku në Shkozë, dhjetëra qytetarë protestojnë kundër prishjes së banesave

SHPËRNDAJE

Qytetarë të shumtë kanë protestuar kundër prishjes së shtëpive në zonën e Shkozës në Tiranë për shkak të zgjerimit të rrugës, e cila është pjesë e planit urbanistik të Tiranës.

Siç shihet dhe në fotot e siguruara nga “DuaLajm.com”, banorët e zonës kanë bllokuar urën e Shkozës duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve dhe për pasojë është bllokuar trafiku.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë që po punojnë për zhbllokimin e trafikut dhe normalizimin e situatës.

“DuaLajm.com” mëson se banorët nga plani urbanistik i rrethrrotullimit në Urën e Shkozës janë prekur rreth 153 banesa.

Banorët deklarojnë se nëse shteti nuk i dëmshpërblen ata nuk do të lëvizin nga ura madje paralajmërojnë përshkallëzimin e protestës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

Comments

comments