Ballina Aktualitet FOTO/ Digjet gjatë natës makina në Durrës, kush është pronarja dhe cilat...

FOTO/ Digjet gjatë natës makina në Durrës, kush është pronarja dhe cilat janë dyshimet e policisë

Një automjet tip “Citroën” është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin bregdetar të Durrësit.

Automjeti me targa AA 347 OU është përfshirë në flakë rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm, në rrugicën “Kumini” pranë degës së Postës.

Pronarja e makinës është Valentina Kuri, ndërsa ka edhe një parukeri në këtë qytet.

Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 11 rruga “Kumini” , ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip Citroen, në pronësi të shtetases V. K. 42 vjeçe, banuese në Durrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook