Ballina Aktualitet FOTO/ E duan të vdekur, kush është badigardi i plagosur që i...

FOTO/ E duan të vdekur, kush është badigardi i plagosur që i ka shpëtuar tre atentateve (Emri)

Një badigard u plagos gjatë orëve të para të mëngjesit të një dite më parë në Sarandë duke alarmuar policinë e qytetit bregdetar, e cila ka shpallur në kërkim edhe autorin e dyshuar të këtij atentati.

Mësohet se objektivi ishte badigardi me origjinë nga Vlora, Arlind Lulushi, i cili ishte i përfshirë në një vrasje në vitin 2015. Në këtë periudhë, kushëriri i tij Ervis Lulushi vrai me armë zjarri dy të rinj në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 janar të vitit 2015.

21-vjeçarja Paola Bisha dhe kushëriri i saj Parid Velaj, 28 vjeç, u ekzekutuan pikërisht nga Ervis Lulushi, pasi ky i fundit i kishte kërkuar vajzës që të rilidheshin bashkë.

Në atë kohë, Policia shoqëroi Arlind Lulushin i cili u akuzua si bashkëpunëtor i kushëririt të tij Ervis Lulushi. Por, Lulushi u lirua për mungesë provash.

Ky i djeshmi është atentati i tretë që i bëhet Lulushit pas dy të parëve, të cilëve i ka shpëtuar.

Ai u plagos një vit më parë në një pikë bastesh në shkurt të vitit 2017 duke iu shmangur plumbave, ndërsa ndaj tij është qëlluar edhe në dhjetor të vitit 2016.

Lulushi ka marrë dy plumba mëngjesin e djeshëm, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.