Ballina Kronike FOTO/ Humb kontrollin e automjetit, plagoset rëndë 20-vjeçarja shqiptare, nënë e tre...

FOTO/ Humb kontrollin e automjetit, plagoset rëndë 20-vjeçarja shqiptare, nënë e tre fëmijëve

Një aksident ka ndodhur në Trevi të Italisë, ku një 20-vjeçare shqiptare, nënë e tre fëmijëve ka mbetur e plagosur rëndë.

Sipas mediave italiane mësohet se gruaja shqiptare që udhëtonte në mjetin tip “Ford” ka humbur kontrollin e automjetit, duke u përplasur me një pemë.

Për fatin e saj të mirë, një ambulancë ka kaluar në të njëjtën rrugë, duke njoftuar njësinë qëndrore, e cila ka mbërritur menjëherë në zonë për t’i dhënë ndihmën e parë shqiptares.

LEXO EDHE:  Panik në Pallatin e Drejtësisë italiane, shqiptarja lyhet me benzinë dhe kërcënon se do t'i vërë zjarrin vetes

Punonjësi i urgjencës, Simone Marinelli nxorri gruan nga makina që ishte shkatërruar nga përplasja me pemën.

20-vjeçarja ndodhet në spitalin e Trevit, ndërkohë që raportohet se e reja ka pësuar fraktura të legenit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook