Ballina Aktualitet FOTO/ Ishin kthyer në makthin e dyqaneve të Greqisë, arrestohen 7 “skifteret”...

FOTO/ Ishin kthyer në makthin e dyqaneve të Greqisë, arrestohen 7 “skifteret” shqiptare. Ja metodat që përdornin

gr

Policia greke ka vënë në pranga shtatë gra shqiptare të cilat akuzohen si pjesëtare të një grupi kriminal që vidhte dyqanet e shtrenjta në Athinë.

Ato kishin krijuar një bandë, aktiviteti i të cilave daton që nga viti 2016, ndërsa vepronin me metoda të sofistikuara, për të evituar kontrollet e sigurisë.

Ato përdornin aparate për çaktivizimin e mekanizmave kundër vjedhjes. Sendet e vjedhura, veshje dhe këpucë firmato, vendoseshin në çanta të posaçme, që i kishin faqet e brendshme të veshura me alumin që mos të diktoheshin nga skaneri i alarmit në dalje të njësive.

Grupi i dërgonte veshmbathjet e vjedhura në Shqipëri. Policia tha se fitimet e mëdha që nxirrnin nga biznesi i paligjshëm ato i investonin në blerje banesash dhe makinash të shtrenjta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook