Ballina Aktualitet FOTO/ Jeta luksoze i bën “gropën” shqiptarit dhe italianit, kapen me kokainë...

FOTO/ Jeta luksoze i bën “gropën” shqiptarit dhe italianit, kapen me kokainë të pastër

Një shqiptar dhe një italian kanë rënë në prangat e karabinierëve në Itali, pasi janë kapur me 1.1 kg kokainë të pastër si dhe janë sekuestruar 800 Euro cash.

Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar 39-vjeçari shqiptar me iniciale H.F, rezident në Passatempo, komuna e Osimos, dhe shtetasi italian P.C., 50-vjeç, banues në provincën e Anconas, i cili është biznesmen.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë vënë re lëvizje të dyshimta mjetesh e njerëzish, dhe kanë informuar policinë.

Fillimisht në prangat e policisë ra italiani, dhe më pas u arrestua edhe shqiptari, i cili akuzohet për ruajtjen e sasisë së kokainës.

Ata njiheshin ndryshe me nofkën “Templarët e Osimos”.

Biznesmeni italian ishte një person i respektuar në qytet që nuk kishte pasur asnjë problem me ligjin, por me një stil jete të ekzagjeruar e përtej mundësive ekonomike, gjë e cila ka sjellë edhe zbulimin e aktivitetit të paligjshëm.

Sipas mediave italiane, xhiroja nga shpërndarja e kokainës shkonte në rreth 150 mijë euro në muaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook