Ballina Aktualitet FOTO/ “Kapërceu mbi tavolinë dhe ia mbathi me vrap”, kush është vlonjati...

FOTO/ “Kapërceu mbi tavolinë dhe ia mbathi me vrap”, kush është vlonjati që u arratis sot nga gjykata

Djali që shikoni më sipër është shtetasi i arratisur sot nga gjykata e Vlorës, sapo kreu i këtij institucioni dha vendimin për të.

Policia ka publikuar emrin dhe foton e tij duke ftuar qytetarët të ndihmojnë për kapjen e tij.

Ai quhet Mikel Kasaj.

I riu u dënua me 3.4 vite burg për rrëmbimin e një personi, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, por pikërisht në ato momente, kur mungonin përforcimet, ai arriti t’ja mbathë.

Njoftimi i Policisë
Më datë 23.05.2018, rreth orës 10:25, Salla Operative Vlorë është njoftuar se prej ambienteve të Gjykatës Vlorë ku shërbimet e IEVP-së kishin dërguar për masë sigurie shtetasin Mikel Kasa, 29 vjeç, ky i fundit është arratisur.
Shërbimet policore të IEVP-së gjatë shoqërimit të këtij shtetasi në ambientet e Gjykatës nuk kanë kërkuar mbështetjen e forcave policore të DVP Vlorë.
Aktualisht nga ana e Drejtorisë Vendore e Policisë Vlorë janë ngritur disa grupe kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.
Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129. Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook