Ballina Aktualitet FOTO/ Kapet 1 milion euro drogë me flamurin kuqezi në Francë, zbulohet...

FOTO/ Kapet 1 milion euro drogë me flamurin kuqezi në Francë, zbulohet baza e grupit shqiptar të trafikut

Më pak se katër muaj më parë, hetuesit francezë zbuluan se një apartament në “42 Avenue Berthelot” në distriktin e shtatë në Lyon shërbeu si bazë logjistike për trafikantët shqiptarë të drogës. Në fund të majit, 10,000 euro të dyshuara si të përfituara nga trafiku i heroinës u zbuluan pas arrestimit të një azilkërkuesi që kishte çelësat. Ky i fundit u dënua me tre vjet burgim.

Trafikantët, duke imagjinuar ndoshta se policia nuk do të kërkonte në të njëjtën adresë dy herë, vazhduan ta përdornin. Por, apartamenti ishte këtë javë skena e një konfiskimi rekord për policinë lokale, me një stok të kanabisit bimor dhe heroine me një vlerë tregu prej një milion euro.

Media franceze “leprogres” raporton se kohët e fundit, policia mblodhi informacionin se një apartament në distriktin e shtatë përdorej si një depo nën mbikëqyrjen e një shtetasi shqiptar.

Hetimet shpejt i çuan në një adresë që i njihnin mirë, pasi ishte përdorur nga trafikantët më herët. Të hënën, gjatë një mbikëqyrje, policia pa një burrë që po largohej nga banesa. Ata shfrytëzuan mungesën e tij për të sjellë në zonë një qen të specializuar në nuhatjen e narkotikëve, i cili qëndroi përpara derës së banesës në fjalë. Hetuesit pritën që i dyshuari të kthehej në shtëpi dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë hapur derën e banesës.

Ky i fundit, pasi kuptoi se në banesën e tij mësynë efektivë policie, u përpoq t’ia mbathte duke dalë nga ballkoni, e më tej kaloi në çati. Por, u arrestua pak kohë më pas.

Në apartament, policia gjeti 104 kg kanabis dhe 984 g heroinë të pastër. Kanabisi dyshohet se vinte nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Bashkia e Vlorës ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë pushuesit, ja për çfarë bëhet fjalë

Gjatë ndalimit të shqiptarit, që zgjati 96 orë, ai nuk dha asnjë informacion për bashkëpunëtorët dhe sponsorët e tij. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u paraqit këtë të premte në zyrën e prokurorit.

Megjithëse nuk është krijuar asnjë lidhje formale mes tij dhe rrjetit të shpërbërë në maj, përdorimi i të njëjtit apartament dhe shtetësia shqiptare, ngrenë dyshime se i arrestuari ka lidhje me një organizatë të madhe kriminale.