Ballina Aktualitet FOTO/ Kërkohej nga Interpoli, arrestohet vlonjati i shumëkërkuar

FOTO/ Kërkohej nga Interpoli, arrestohet vlonjati i shumëkërkuar

Një 52-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia, për shkak se ndaj tij është lëshuar një urdhër- arresti ndërkombëtar.

Gjatë operacion policor të koduar “Blic” duke bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Maks Merkaj, 52 vjeç, banues në lagjen ‘10 Korriku’, Vlorë.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Finalizohet operacioni ‘Blic’

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi në Itali.

Shtetasi i dënuar me 17 vite burg, për Organizatë kriminale, Pengmarrje, Shfrytëzim prostitucioni etj.

Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe vënien e tyre para drejtësisë kanë organizuar një operacion policor të koduar ”Blic”.

Si rezultat i operacionit është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasit:

Maks Merkaj, 52 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Këtë shtetas Gjykata e Assizes Venecia, Itali, me vendimin nr. 1/2001 R.G.C.Ass, datë 10.04.2011, e ka dënuar me 17 vite burgim, mbetur për të vuajtur edhe 14 vite, për veprat penale “Organizatë kriminale”, ”Pengmarrje”, ”Marrëdhenie seksuale me dhunë” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 61,81,110,519,600,605 të Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejtim drejtësisë Italiane.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook