Ballina Aktualitet FOTO/ Kishin fshehur drogën në qeset e plehrave, si u shkatërrua banda...

FOTO/ Kishin fshehur drogën në qeset e plehrave, si u shkatërrua banda shqiptare në Itali (Emrat)

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar dhe një nigerian, pasi akuzohen për shpërndarjen e lëndëve narkotike në kuadër të një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Livorno.

Sipas mediave italiane në pranga ka përfunduar shtetasi Vlash Isufaj, 37-vjeç dhe nigeriani Lucky Okonoboh, 33-vjeç, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike.

Lënda narkotike ishte fshehur në qese të mëdha të zeza që zakonisht përdoren për transportimin e plehrave.

Karabinierët e kanë ndjekur në heshtje shqiptarin, ndërsa ky hyri në apartamentin ku jetonte nigeriani.

Pikërisht ky ka qenë momenti kur policia italiane ka ndërhyrë duke i arrestuar në flagrancë të dy.

Mediat italiane njoftojnë se në qeset e zeza ishte fshehur sasia prej 6.2 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar dhe dy shtetasit e tjerë shqiptarë, Mariglen Sheraj dhe Andi Hoxhaj, të cilët ishin anëtarë të së njëjtës bandë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook